Bota

Bahreini ka rrëzuar 242 dronë dhe 141 raketa që nga fillimi i sulmeve iraniane

Ushtria e Bahreinit tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit vazhdojnë të përballen me valë të njëpasnjëshme të sulmeve të tilla

Serdar Dincel  | 20.03.2026 - Përdıtësım : 20.03.2026
Bahreini ka rrëzuar 242 dronë dhe 141 raketa që nga fillimi i sulmeve iraniane

Stamboll

Bahreini ka njoftuar se ka kapur dhe shkatërruar 242 dronë dhe 141 raketa që nga fillimi i sulmeve iraniane ndaj territorit të tij, në mes të përshkallëzimit të vazhdueshëm rajonal, transmeton Anadolu.

Ushtria e Bahreinit në rrjetin social amerikan X tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit vazhdojnë të përballen me valë të njëpasnjëshme të sulmeve të tilla.

Përplasjet në rajon janë përshkallëzuar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani më shumë se 1.300 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë në shënjestër Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndërprerë tregjet globale dhe aviacionin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.