Bota

Babai i pengut izraelit kërkon sqarim nga Netanyahu pse dëshiron t'i vrasë djalin

Në një deklaratë për një radio lokale, babai izraelit Itzik Horn kritikoi planin e Netanyahut për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës

Mustafa Deveci  | 06.08.2025 - Përdıtësım : 06.08.2025
Babai i pengut izraelit kërkon sqarim nga Netanyahu pse dëshiron t'i vrasë djalin

Ankara

Itzik Horn, babai i Eitan Horn, një pengu izraelit të mbajtur nga Hamasi, reagoi ndaj planit të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës, duke thënë "Dua që kryeministri të sqarojë pse dëshiron ta vrasë djalin tim", transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për një radio lokale, babai izraelit kritikoi planin e Netanyahut për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës.

"Agjencitë e sigurisë paralajmëruan se pushtimi i të gjithë Rripit të Gazës do të rrezikonte jetën e pengjeve izraelite. Është e paqartë pse qeveria e Netanyahut dëshiron të zgjerojë sulmet ndaj Gazës pavarësisht kësaj", tha Itzik Horn.

Ai i bëri thirrje Netanyahut të deklarojë publikisht "çmimin" që Izraeli dhe familjet e pengjeve do të paguajnë nëse i gjithë Rripi i Gazës do të pushtohet. "Dua që kryeministri të sqrojë pse dëshiron ta vrasë djalin tim", tha Itzik.

Zyrtarë të paidentifikuar të Kryeministrisë që kanë folur për mediat lokale, thanë se Netanyahu pretendon pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, përfshirë sulmet tokësore në zonat ku mund të mbahen pengjet izraelite.

Madje, thuhet se shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir është kundër planit në të cilin Gaza do të pushtohet e gjitha. Zyra e Netanyahut i ka dërguar mesazh shefit të Shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir në të cilin thuhet: "Nëse plani për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës nuk ju përshtatet, duhet të jepni dorëheqje".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.