Azerbajxhani shqyrton propozimin e SHBA-së për t'u bashkuar me Forcën Ndërkombëtare në Gaza
Qeveria e Bakusë po shqyrton propozimin për t'u bashkuar me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Rripin e Gazës, të parashikuar në planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump
Baku
Sipas lajmit të "Anewz.tv" me qendër në Azerbajxhan, qeveria e Bakusë po shqyrton propozimin për t'u bashkuar me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Rripin e Gazës, të parashikuar në planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit, administrata amerikane ka propozuar pjesëmarrjen e Azerbajxhanit në Forcën e Stabilizimit në Gaza, e cila është propozuar të krijohet për të siguruar rajonin pasi të përfundojë konflikti dhe të zgjerohet qasja humanitare në Gaza.
Qeveria e Bakusë ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për këtë çështje, por Azerbajxhani beson se çdo pjesëmarrje e mundshme do të ishte e mundur vetëm me miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, brenda kornizës së një rezolute që mbart legjitimitet ndërkombëtar dhe përmban përcaktim të qartë të misionit.
Lidhur me këtë çështje ende nuk është lëshuar asnjë deklaratë zyrtare.
