Bota

Azerbajxhani dërgon ekipin e tretë për ndërhyrje ndaj zjarreve në Turqi

Drejt Turqisë janë dërguar nëpërmjet rrugës tokësore 40 mjete zjarrfikëse dhe një ekip prej 150 personash nga Ministria e Gjendjeve të Jashtëzakonshme

Ruslan Rehimov  | 05.08.2021 - Përdıtësım : 05.08.2021
Azerbajxhani dërgon ekipin e tretë për ndërhyrje ndaj zjarreve në Turqi

Baku

Grupi i tretë i ekipeve të lidhura me Ministrinë e Gjendjeve të Jashtëzakonshme të Azerbajxhanit u dërgua në Turqi për mbështetje në luftën kundër zjarreve në pyje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejt Turqisë janë dërguar nëpërmjet rrugës tokësore 40 mjete zjarrfikëse dhe një ekip prej 150 personash të ministrisë.

Po ashtu u nis drejt Turqisë edhe avioni amfib i Azerbajxhanit i cili ka qenë i përfshirë në punimet për luftën me zjarret dhe i cili ishte kthyer në vend për një mirëmbajtjeje njëditore.

Azerbajxhani edhe më parë ka dërguar në Turqi personel prej 320 personash, 53 mjete zjarrfikës dhe 1 helikopter.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın