Bota

Avokatët palestinezë protestojnë kundër bllokadës izraelite ndaj Gazës

Izraeli ka imponuar bllokadën e plotë ndaj Gazës që nga viti 2007

Mohamed Sabry Emam Muhammed  | 20.08.2019 - Përdıtësım : 21.08.2019
Avokatët palestinezë protestojnë kundër bllokadës izraelite ndaj Gazës

Gaza

Disa avokatë palestinesë kanë marrë pjesë në një tubim në Rripin e Gazës për protestuar kundër bllokadës 12-vjeçare izraelite ndaj territorit bregdetar.

"Stop vrasjes së civilëve nga okupimi", shkruante në njërën nga pankartat që mbanin pjesëmarrësit në tubimin e mbajtur në vendkalimin Erez në pjesën veriore të Gazës.

"I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbajë përgjegjësinë morale dhe ligjore dhe të intervenojë për t'i dhënë fund bllokimit", tha për Anadolu Agency (AA) Faten Lulu, avokate nga organizata joqeveritare "Shoqata e avokatëve kundër bllokadës", që ishte organizator i tubimit.

"Ne gjithashtu bëjmë thirrje për të rritur presionin ndaj Izraelit për të përbmushur obligimet e tij si një fuqi okupuese sipas ligjin ndërkombëtar", tha ajo, duke i bërë thirrje gjithashtu edhe OKB-së që të "të sjell Izraelin para përgjegjësisë për krimet e bëra kundër civilëve në territoret palestineze".

Izraeli ka imponuar bllokadën e plotë ndaj Gazës në vitin 2007, pasi pushtetin e mori lëvizja palestineze Hamas në këtë enklavë nga grupi rival Fatah, duke ndikuar keq në jetesën në enklavën palestineze.

Palestinezët kanë organizuar protesta javore në afërsi të Gazës për të kërkuar përfundimin e bllokadës izraelite që i ka privuar dy milionë banorët e saj nga shumë nevoja elementare.

Që nga fillimi i protestave vitin e kaluar, rreth 270 protestues palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë lënduar nga forcat izraelite të stacionuara në atë zonë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın