Bota

Avionët turq F-16 mbërrijnë në Azerbajxhan për stërvitjen e përbashkët

Në një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, njoftohet se janë pritur me një ceremoni avionët F-16 që do të marrin pjesë në "Shqiponja TurAz 2020"

Ruslan Rehimov  | 31.07.2020 - Përdıtësım : 01.08.2020
Avionët turq F-16 mbërrijnë në Azerbajxhan për stërvitjen e përbashkët

Baku

Avionët turq F-16 mbërritën në Azerbajxhan në kuadrin e pjesëmarrjes në stërvitjen e gjerë të përbashkët ushtarake që ka filluar Turqia dhe Azerbajxhani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, njoftohet se janë pritur me një ceremoni avionët F-16 që do të marrin pjesë në "Shqiponja TurAz 2020" (TurAz Kartalı 2020) që është pjesa ku do të përfshihen elementët ajrore në stërvitje.

Në ceremoni u intonuan himnet kombëtare të Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Stërvitja "Shqiponja TurAz 2020" do të vazhdohet në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah dhe do të përfundojë më 10 gusht.

Ndërsa stërvitja e forcave tokësore do të vazhdojë në Baku dhe Nakhchivan deri më 5 gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın