Bota

Avionët izraelitë sulmojnë qytetin jugor sirian Suwayda

- Ushtria izraelite gjithashtu sulmoi një tank sirian pasi hyri në qytetin Suwayda, njoftoi Radioja e Ushtrisë Izraelite

Rania R.a. Abushamala  | 15.07.2025 - Përdıtësım : 15.07.2025
Avionët izraelitë sulmojnë qytetin jugor sirian Suwayda

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Një avion izraelit sulmoi sot qytetin jugor me shumicë druze Suwayda, në Sirinë jugore, transmeton Anadolu.

"Avionët pushtues izraelitë kanë në shënjestër qytetin Suwayda", raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Ndërkohë, ushtria nisi një sulm ndaj një tanku sirian pasi hyri në qytetin Suwayda, raportoi Radioja e Ushtrisë Izraelite.

Përleshje të armatosura në shkallë të vogël shpërthyen në Suwayda dy ditë më parë, pasi grupet druze sekuestruan disa automjete që u përkisnin fiseve arabe beduine.

Përleshjet u përshkallëzuan ndërsa të dyja palët rrëmbyen dhe arrestuan civilë, dhe të paktën 30 persona nga grupet druze dhe fiset beduine arabe u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın