Avionët izraelitë kryejnë sulme të rënda ajrore në Libanin jugor
Sulmet kanë shënjestruar vende si Lartësirat Jabour, Kfar Houneh dhe Qaaqaaiyet El Snoubar

Stamboll
Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore intensive sot në Libanin jugor, tha Agjencisë Kombëtare e Lajmeve e Libanit, NNA, transmeton Anadolu.
Sulmet kanë shënjestruar vende si Lartësirat Jabour, Kfar Houneh dhe Qaaqaaiyet El Snoubar, tha agjencia.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme materiale.
Forcat izraelite kanë kryer sulme pothuajse të përditshme në Libanin jugor, duke pretenduar se kanë shënjestruar aktivitetet e grupit libanez të rezistencës, Hezbollah, pavarësisht një armëpushimi që u arrit në nëntor. Armëpushimi i dha fund luftës disamujore ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut, e cila u përshkallëzua në një konflikt të plotë në shtator.
Autoritetet libaneze kanë raportuar gati 3.000 shkelje të armëpushimit nga Izraeli, duke përfshirë vdekjen e më shumë se 200 personave dhe plagosjen e të paktën 500 të tjerëve që nga nëntori i kaluar.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhej të tërhiqej plotësisht nga Libani jugor deri më 26 janar, por afati u zgjat deri më 18 shkurt pasi Izraeli refuzoi të zbatonte marrëveshjen.
Izraeli ende mban një prani ushtarake në pesë poste kufitare.