Bota

Avioni me 14 shtetasit turq aktivistë të Flotiljes "Sumud" u nis nga Amani drejt Stambollit

Theksohet se 14 aktivistët turq, të ndaluar nga Izraeli pas sulmit, u sollën në aeroportin ndërkombëtar Queen Alia nën udhëheqjen e Ambasadës Turke në Aman

Turgut Alp Boyraz, Mustafa Deveci  | 07.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
Avioni me 14 shtetasit turq aktivistë të Flotiljes "Sumud" u nis nga Amani drejt Stambollit

Aman

Katërmbëdhjetë aktivistë turq, anëtarë të Flotiljes Globale "Sumud", e cila u sulmua dhe u ndalua nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare, u nisën nga kryeqyteti jordanez Aman për në aeroportin e Stambollit me një avion të Turkish Airlines (THY), transmeton Anadolu.

Theksohet se 14 aktivistët turq, të ndaluar nga Izraeli pas sulmit, u sollën në aeroportin ndërkombëtar Queen Alia nën udhëheqjen e Ambasadës Turke në Aman.

Pas përfundimit të kontrolleve të pasaportave, 14 aktivistët hipën në një fluturim të Turkish Airlines me destinacion Stambollin për t'u kthyer në Turqi.

Aktivistët u përcollën nga ambasadori turk në Aman, Yakup Caymazoğlu si dhe nga zyrtarë të ambasadës. Me 14 aktivistët turq në bord, fluturimi i Turkish Airlines u nis nga Amani dhe filloi udhëtimin e tij për në Stamboll.

Rikujtohet se 131 aktivistët e ndaluar ilegalisht nga Izraeli në Flotiljen Globale "Sumud", kaluan në Jordani nga Bregu Perëndimor i pushtuar mëngjesin e sotëm.

Në mesin e aktivistëve që kaluan në Jordani ndodheshin edhe 14 shtetas turq.

- Flotilja Globale "Sumud"

Flotilja Globale "Sumud", e cila u nis për të thyer bllokadën izraelite dhe për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza, iu afrua ujërave të Gazës mbrëmjen e 1 tetorit.

Ushtria izraelite sulmoi flotiljen, duke sekuestruar 42 anije që i përkisnin Flotiljes Globale "Sumud" dhe duke ndaluar qindra aktivistë ndërkombëtarë në bord, të cilët më pas u transferuan në burgun Ketziot në jug të vendit.

Flotilja Globale "Sumud" është flotilja më e madhe deri më tani e nisur në formë masive për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın