Avioni i Putinit u shoqërua nga 4 avionë luftarakë rusë Su-35 gjatë udhëtimit për në EBA
Avioni i presidentit rus Vladimir Putin u shoqërua nga 4 avionë luftarakë Su-35 të pajisur me raketa gjatë udhëtimit për në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA)

Moskë
Avioni i presidentit rus Vladimir Putin u shoqërua nga 4 avionë luftarakë Su-35 të pajisur me raketa gjatë udhëtimit për në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu.
Sipas videos së publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, avionët luftarakë u ngritën për të shoqëruar avionin presidencial model IL-96 në të cilin ndodhej presidenti Putin.
Avionët luftarakë të modelit Su-35S, të vendosur në grupe nga dy në secilën anë të avionit të Putinit, u panë duke mbajtur raketa R-73 dhe R-77 të afta për të goditur objektivat ajër-ajër.
Avionët luftarakë rusë vazhduan të shoqërojnë udhëtimin e Putinit derisa ai zbarkoi në kryeqytetin e EBA-së, Abu Dhabi.
Në deklaratën e Ministrisë ruse thuhet se Su-35S, i pajisur me armë standarde të aviacionit të klasave të ndryshme, ka ofruar mbështetje ajrore për avionët presidencialë gjatë gjithë fluturimit ndërkombëtar.
Avionët u ngritën nga një aeroport në kushte të vështira atmosferike me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta dhe se avionët luftarakë përdoreshin nga pilotë të klasit të parë, thuhet në deklaratë.