Bota

Avioni i Netanyahut ndryshon itinerarin për në SHBA nga "frika e arrestimit" në Evropë

Sipas një harte në faqen e internetit "Flight Radar", avioni i Netanyahut kaloi Mesdheun në vend që të shkonte në New York nëpërmjet Evropës

Mustafa Deveci  | 25.09.2025 - Përdıtësım : 25.09.2025
Avioni i Netanyahut ndryshon itinerarin për në SHBA nga "frika e arrestimit" në Evropë

Ankara

Avioni me të cilin kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, po udhëtonte për në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ndryshoi itinerarin për shkak të shqetësimeve për arrestim pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), transmeton Anadolu.

Netanyahu u nis nga Tel Avivi për në SHBA vonë natën për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Para nisjes për në New York, Netanyahu tha se do të mbante fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duke kritikuar vendet që njohin shtetin e Palestinës. Netanyahu deklaroi se ata do të diskutojnë mbi "qëllimet" e Tel Avivit lidhur me sulmet në Rripin e Gazës gjatë takimit të tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump më 29 shtator.

Ndërkohë, ishte e rëndësishme të përmendet se avioni i Netanyahut, pas nisjes për në New York, mori një itinerar të ndryshëm nga itinerari i tij normal. Sipas një harte në faqen e internetit "Flight Radar", avioni që mbante Netanyahun kaloi Mesdheun në vend që të shkonte në New York nëpërmjet Evropës.

Avioni, i cili po përdorte hapësirën ajrore greke dhe italiane, u zbulua se kishte shmangur hapësirën ajrore franceze. Mediat izraelite raportuan se avioni mori këtë itinerar për shkak të urdhër-arrestit të GJNP-së për Netanyahun.

GJNP-ja lëshoi ​​urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant më 21 nëntor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.