Avionët izraelitë godasin objektivat iraniane në Siri
Izraeli ka ndërmarrë disa sulme ajrore ndaj objektivave iraniane në Siri, ku Teherani mbështet regjimin e Bashar al-Asadit

Kuds
Izraeli sot herët njoftoi se avionët e saj luftarakë kanë goditur objektivat iraniane brenda Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne thjesht parandaluam një sulm në pritje të shkallës së gjerë, të dronëve të shumta vrasëse mbi Izraelin duke goditur operativët iranianë të forcave të Kudsit dhe objektivat e milicisë shiite në Siri", tha ushtria izraelite në Twitter.Por, agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të regjimit shkatërruan shumicën e raketave izraelite para se të arrinin objektivat e tyre.
Izraeli ka ndërmarrë disa sulme ajrore ndaj objektivave iraniane në Siri, ku Teherani mbështet regjimin e Bashar al-Asadit.
Siria është përfshirë nga lufta e egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit u ngrit për t'i shuar me forcë protestat pro-demokratike.
Sipas OKB-së që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur.