Bota

Autoritetet e ishullit Jersey akuzojnë Francën për kërcënime lidhur me ligjin e peshkimit

Autoritetet e ishullit Jersey akuzuan Francën për veprime disproporcionale pasi Parisi kërcënoi me ndërprerje të energjisë elektrike mes mosmarrëveshjeve mbi të drejtat e peshkimit pas largimit të Britanisë nga BE-ja

Ekip  | 05.05.2021 - Përdıtësım : 05.05.2021
Autoritetet e ishullit Jersey akuzojnë Francën për kërcënime lidhur me ligjin e peshkimit

Londër

Autoritetet e ishullit Jersey akuzuan Francën se po vepron në mënyrë disproporcionale pasi Parisi kërcënoi të ndërpresë energjinë elektrike mes mosmarrëveshjeve mbi të drejtat e peshkimit pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri francez i Detarisë, Annick Girdardin paralajmëroi të martën se Franca ishte e gatshme të merrte "masa hakmarrëse" pasi akuzoi ishullin Jersey për ngecje në lëshimin e licencave për anijet franceze sipas kushteve të marrëveshjes së tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit-it me BE-në.

Ministri i Punëve të Jashtme i Jersey, senatori Ian Gorst tha se Jersey sapo kishte filluar të ndiqte rregullat e reja që hynë në fuqi javën e kaluar.

"Ky nuk është kërcënimi i parë që francezët i kanë bërë Jersey ose Mbretërisë së Bashkuar që kur jemi në këtë marrëveshje të re", deklaroi Gorst për BBC. "Do të ishte joproporcionale të ndërpritet energjia elektrike për shkak të nevojës për të dhënë detaje shtesë në mënyrë që të mund të përsosim licencat", tha ai.

Britania është përgjegjëse për marrëdhëniet e jashtme të ishullit edhe pse Jersey nuk është teknikisht pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe ishujt e tjerë të Kanalit, të cilat janë më afër Francës sesa Britanisë, janë rajone vetëqeverisjes në varësi të Kurorës Britanike që kanë administratat e tyre dhe legjislatura të zgjedhura.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın