Bota

Automjeti përplaset me turmën në SHBA, një i vdekur dhe 17 të lënduar

Bëhet fjalë për një tubim të organizuar për të mbledhur para për viktimat e zjarrit në një shtëpi ku humbën jetën 10 persona në fillim të këtij muaji, thanë autoritetet

Ekip  | 14.08.2022 - Përdıtësım : 14.08.2022
Automjeti përplaset me turmën në SHBA, një i vdekur dhe 17 të lënduar

Berwick

Një person humbi jetën ndërsa 17 të tjerë u lënduan pasi një automjet përplasi sot një turmë njerëzish të mbledhur në një lokal në Pensilvani të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për një tubim të organizuar për të mbledhur para për viktimat e zjarrit në një shtëpi ku humbën jetën 10 persona në fillim të këtij muaji, thanë autoritetet.

Aksidenti ndodhi jashtë një lokali në Berwick rreth orës 18:15 sipas kohës lokale.

Policia e shtetit të Pensilvanisë tha në një deklaratë se personi i dyshuar është arrestuar.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın