Automjetet ushtarake izraelite godasin minibusin me palestinezë që po niseshin për në Haxh
Automjetet ushtarake izraelite kanë goditur qëllimisht një minibus me haxhilerë palestinezë që po përgatitej të nisej nga Jenini drejt Portës Kufitare Kerame midis Bregut Perëndimor dhe Jordanisë.

Ramallah
Automjetet ushtarake izraelite goditën “qëllimisht” një minibus që po transportonte haxhilerë palestinezë në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, automjetet ushtarake izraelite kanë goditur qëllimisht një minibus me haxhilerë palestinezë që po përgatitej të nisej nga Jenini drejt Portës Kufitare Kerame midis Bregut Perëndimor dhe Jordanisë.
Askush nuk është lënduar në incident, por minibusi është dëmtuar.
Zëvendësguvernatori i Jeninit, Mansour Sadi, tha: “Automjetet ushtarake të forcave pushtuese goditën qëllimisht dhe drejtpërdrejt autobusin me haxhilerë ndërsa ishte i ndalur në sheshin e zyrës së guvernatorit. Në autobus kishte haxhilerë, që ishin anëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe të plagosurve, shumë prej të cilëve ishin të moshuar dhe disa prej të cilëve vuajnë nga sëmundje kronike. Kjo krijoi frikë dhe panik midis njerëzve”.
Palestinezët që udhëtojnë nga Bregu Perëndimor përdorin aeroportet jordaneze për udhëtimet e tyre të nisjes dhe kthimit.