Bota

Austri, të paktën 9 të vrarë dhe shumë të plagosur nga të shtënat në një shkollë në Graz

Sipas mediave austriake, në sulmin i cili është i pari në këtë nivel në historinë e vendit, sulmuesi që vrau 8 persona kreu vetëvrasje në tualetin e shkollës

Aşkın Kıyağan  | 10.06.2025 - Përdıtësım : 11.06.2025
Austri, të paktën 9 të vrarë dhe shumë të plagosur nga të shtënat në një shkollë në Graz

Vjenë

Të paktën 9 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë në një shkollë të mesme në qytetin Graz të Austrisë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig tha se një shkollë në Dreierschützengasse në Graz u krye sulm me armë zjarri dhe se shumë persona u plagosën.

Kryebashkiakja e Grazit, Elke Kahr tha se 9 persona, përfshirë sulmuesin, u vranë në sulmin e kryer në një shkollë të mesme në qytet.

Ajo deklaroi se të vrarët janë 7 nxënës, një i rritur dhe sulmuesi.

Kryeministri Christian Stocker anuloi të gjithë programin e tij për shkak të sulmit ndërsa ministri i Brendshëm, Gerhard Karner shkoi në Graz, ku ndodhi sulmi.

Sipas mediave austriake, në sulmin i cili është i pari në këtë nivel në historinë e vendit, sulmuesi që vrau 8 persona kreu vetëvrasje në tualetin e shkollës. Pretendohet se sulmuesi është nxënës i shkollës dhe ai ka qenë i përballur me "mobbing".

Në lajme thuhet se sulmuesi kreu vetëvrasje pasi hapi zjarr "në mënyrë të rastësishme" në shkollë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.