Bota

Austri, përkujtohen viktimat e sulmit të armatosur në një shkollë në Graz

Një ish-nxënës kreu sulm të armatosur më 10 qershor në një shkollë të mesme në qytetin austriak të Grazit, duke vrarë 11 persona, përfshirë sulmuesin

Alban Agushi  | 11.06.2025 - Përdıtësım : 11.06.2025
Austri, përkujtohen viktimat e sulmit të armatosur në një shkollë në Graz

Ankara

Në sheshin e qytetit Graz në Austri u përkujtuan personat që humbën jetën në sulmin e armatosur të kryer në një shkollë të mesme, raporton Anadolu.

Viktimat e sulmit të armatosur në një shkollë të mesme në Austri u përkujtuan me ndezjen e qirinjve përpara monumentit Johann Erzherzog në sheshin Graz.

Një ish-nxënës kreu sulm të armatosur më 10 qershor në një shkollë të mesme në qytetin austriak të Grazit, ku mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre edhe nxënës, përfshirë sulmuesin.

Autoritetet kanë raportuar se të paktën 12 persona u plagosën në sulm dhe e identifikuan sulmuesin si një austriak 21-vjeçar që jetonte në zonën e Grazit.

Gjithashtu autoritetet konfirmuan se sulmuesi kreu vetëvrasje në tualetin e shkollës dhe se e kreu aktin me një armë me tytë të gjatë me leje dhe një pistoletë.

Kryeministri austriak, Christian Stocker publikoi një mesazh solidariteti dhe njoftoi shpalljen e tre ditëve zie kombëtare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın