Austri, gjobitet mjekja pasi i amputoi gabimisht këmbën një pacienti
Pacientit të moshuar 82-vjeç, i cili u trajtua për dhimbje në të dyja këmbët në një spital në Linz në provincën e Austrisë së Epërme, i ishte amputuar këmba e djathtë në vend të së majtës

Vjenë
Një mjeke u gjobit për amputimin e këmbës së gabuar të një pacienti 82-vjeçar në një spital në Linz të Austrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e gjobiti me 2.700 euro. Gjykata e Qarkut në Linz ka shpallur vendimin për procedurën ndaj mjekes 43-vjeçare që akuzohet se i ka shkaktuar lëndime trupore pacientit të saj.
Gjykata tha se mjekja, e cila operoi këmbën e djathtë të pacientit në vend të të majtës në maj, u gjobit me 2.700 euro.
Ajo pranoi se kishte bërë një gabim të madh. Gjykata vendosi që e veja e pacientit, e cila vdiq para seancës së fundit, t'i paguhen 5.000 euro.
Pacientit të moshuar 82-vjeç, i cili u trajtua për dhimbje në të dyja këmbët në një spital në Linz në provincën e Austrisë së Epërme, i ishte amputuar këmba e djathtë në vend të së majtës.
Më pas familjarët e pacientit paditën mjeken që e operoi.