Bota

Austri, gjenden 2 këlyshë tigri brenda një vaske në një banesë

Policia ka zhvilluar bastisje ndaj një banese në qytezën Hainburg në afërsi të kufirit me Sllovakinë, ku brenda një vaske kanë zbuluar dy këlyshë tigri

Zehra Ulucak  | 09.08.2019 - Përdıtësım : 11.08.2019
Austri, gjenden 2 këlyshë tigri brenda një vaske në një banesë

Berlin

Policia në Austri ka zbuluar dy këlyshë tigri në një vaskë të një banese ku jeton një grua sllovake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas një paralajmërimi që ka marrë nga një grup për mbrojtjen e kafshëve, policia e rajonit të Austrisë së poshtme ka zhvilluar bastisje ndaj një banese në qytezën Hainburg në afërsi të kufirit me Sllovakinë, ku brenda një vaske kanë zbuluar dy këlyshë tigri.

Zëdhënësi i Policisë, Edmund Tragschitz, në deklaratën e tij theksoi se gruaja 34 vjeçare punon në një qendër për mbrojtjen e kafshëve në Sllovaki dhe se këlyshët i ka sjellë prej atje.

Tragschitz tha se gruaja mund të ketë sjellë kafshët në shtëpi me qëllime të mira për të vazhduar ofrimin e "kujdesit intensiv" të cilën e kanë nevojë.

Këlyshët janë dërguar në një klinikë veterinari për t'u kontrolluar, ndërsa zyrtarët lokalë do të trajtojnë çështjen për vendosjen e kafshëve në një vend të përhershëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın