Bota

Austri, 155 ditë pas zgjedhjeve fillon detyrën qeveria e re

Nëntë anëtarë të kabinetit të ri prej 21 personash, përfshirë kryeministrin, janë nga ÖVP, nëntë anëtarë nga SPÖ dhe tre anëtarë nga partia NEOS

Aşkın Kıyağan  | 03.03.2025 - Përdıtësım : 04.03.2025
Austri, 155 ditë pas zgjedhjeve fillon detyrën qeveria e re

Vjenë

Një qeveri e re koalicioni e përbërë nga anëtarë të Partisë Popullore të qendrës së djathtë (ÖVP), Partisë Social Demokratike (SPÖ) dhe Partisë liberale të Austrisë së Re (NEOS) u betua në Austri, 155 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme më 29 shtator 2024, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin Presidencial, dhanë betimin 14 ministra dhe 7 sekretarë shtetërorë në kabinetin e ri të qeverisë së koalicionit trepalësh.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen tha se pas një pritjeje të gjatë erdh deri te një bashkëpunim pozitiv.

Ai tha se qytetarët tani duan të shohin gjëra të mira dhe tërhoqi vëmendjen për detyrat e rëndësishme që i takojnë qeverisë së re.

Van der Bellen foli edhe për zhvillimet globale duke shtuar se Austria dhe Evropa kanë nevojë për paqe dhe mbrojtje të logjikshme.

Nëntë anëtarë të kabinetit të ri prej 21 personash, përfshirë kryeministrin, janë nga ÖVP, nëntë anëtarë nga SPÖ dhe tre anëtarë nga partia NEOS.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın