Bota

Australia vendos ndalim 2-vjeçar të investimeve të huaja për strehim

Sipas ndalimit, investitorëve të huaj, përfshirë kompanive në pronësi të huaj dhe banorëve të përkohshëm, do t'u ndalohet të blejnë shtëpi në Australi

Amir Latif Arain  | 16.02.2025 - Përdıtësım : 16.02.2025
Australia vendos ndalim 2-vjeçar të investimeve të huaja për strehim Foto: AA/Arkiv

Karachi

Duke kërkuar rritjen e furnizimit me banesa për vendasit, Australia ka njoftuar një ndalim 2-vjeçar për të huajt që të blejnë shtëpi në vend, transmeton Anadolu.

Siç raporton Korporata Australiane e Transmetimeve, ministrja australiane e Strehimit, Clare O'Neil, njoftoi se ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 prill dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 31 mars të vitit 2027.

Sipas ndalimit, investitorëve të huaj, përfshirë kompanive në pronësi të huaj dhe banorëve të përkohshëm, do t'u ndalohet të blejnë shtëpi në Australi.

Sipas Bordit të Rishikimit të Investimeve të Huaja, investitorët e huaj në vitet 2022 dhe 2023 shpenzuan 3.1 miliardë dollarë për të blerë 5.360 pjesë të pasurive të paluajtshme rezidenciale, që përbëjnë më pak se 1 për qind të të gjitha shitjeve.

Ministrja O’Neil tha se ndalimi i propozuar nuk është një "plumb argjendi" për të rregulluar krizën e strehimit në Australi, por do t’i bënte mijëra shtëpi të tjera të disponueshme për blerësit vendas.

Kreu i opozitës, Peter Dutton, bëri të njëjtin propozim vitin e kaluar dhe lëvizja e qeverisë shihet si përpjekje për të neutralizuar çështjen.

Por sipas disa ekonomistëve, ndalimi do të bëjë pak për të ndryshuar përballueshmërinë e tregut të banesave trilionë dollarëshe në Australi, pasi blerësit e huaj zotërojnë vetëm rreth 2% të stokut vendas të banesave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.