Bota

Australia premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Në një deklaratë për shtyp në pallatin presidencial në Kiev, kryeministri Albanese premtoi për më shumë ndihmë ushtarake, duke theksuar se vendi i tij do të mbështesë Ukrainën "pavarësisht se sa kohë do të duhet"

Sümeyye Dilara Dinçer  | 04.07.2022 - Përdıtësım : 05.07.2022
Australia premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Ankara

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, në vizitën e tij që zhvilloi në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, premtoi më shumë ndihmë ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, Albanese në një vizitë të papritur në Kiev u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Në një deklaratë për media në pallatin presidencial në Kiev, Albanese premtoi më shumë ndihmë ushtarake, duke theksuar se vendi i tij do të mbështesë Ukrainën "pavarësisht se sa kohë do të duhet".

Albanese njoftoi se për 16 ministra dhe oligarkë rusë është vendosur ndalesa e udhëtimit dhe se i kanë dhënë fund importit të arit nga Rusia.

Paketa e ndihmës ushtarake që Australia ka siguruar është në vlerën e 100 milionë dollarëve australianë dhe se ajo përfshin mjete ajrore pa pilot dhe 34 mjete të blinduara.

Deri më sot thuhet se ndihma që Australia ka siguruar gjithsej për Ukrainën është në vlerën e rreth 390 milionë dollarëve.

Albanese, më parë ka vizituar qytetet Bucha dhe Irpin pranë Kievit, të cilat tërheqin vëmendjen me gjurmët e thella të luftës së filluar nga Rusia, ndërsa ai e vlerësoi situatën si një "krim lufte".

Në anën tjetër, në një deklaratë për gazetarët më 29 qershor, Albanese theksoi se vendi i tij duhet të jetë i pranishëm në Ukrainë në aspektin e sigurimit të ndihmës dhe për të siguruar praninë në terren, duke shtuar se vendi i tij mendon të vendosë sërish në funksion ambasadën në Kiev.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.