Bota

Australia: Nëse e njohim Palestinën, do ta marrim këtë vendim "si një komb sovran"

"Ne jemi komb sovran. Australia merr vendimet e saj si një komb sovran", tha kryeministri australian, Anthony Albanese.

Emirhan Demir  | 04.08.2025 - Përdıtësım : 04.08.2025
Australia: Nëse e njohim Palestinën, do ta marrim këtë vendim "si një komb sovran"

Ankara

ANKARA (AA) - Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, i pyetur nëse njohja e shtetit të Palestinës nga qeveria e tij do të ndërlikonte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), tha: "Ne jemi komb sovran. Australia merr vendimet e saj si një komb sovran", raporton Anadolu.

Sipas lajmit të transmetuesit publik australian ABC, Albanese bëri deklarata në lidhje me protestën e mbajtur dje nga afërsisht 90 mijë njerëz në Urën e Portit të Sydney-it kundër sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës.

Albanese tha se protesta ishte paqësore dhe u dhanë njerëzve mundësi për të ngritur zërin kundër krizës humanitare në Gaza, duke shtuar se ai mbështet një zgjidhje me dy shtete.

I pyetur nëse njohja e shtetit palestinez nga qeveria e tij do të ndërlikonte marrëdhëniet e Australisë me SHBA-në, Albanese tha: "Ne jemi komb sovran. Australia merr vendimet e saj si një komb sovran".

Rreth 90 mijë mbështetës të Palestinës u mblodhën dje në Urën e Portit të Sydney-it për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës.

Në një deklaratë më 30 korrik, pas nënshkrimit të vendit të tij në Deklaratën e New Yorkut të lëshuar nga 16 vende përfshirë Turqinë, Bashkimin Evropian (BE) dhe Ligën Arabe, Albanese tha se priste që të përmbusheshin kushtet e duhura për të njohur shtetin e Palestinës.

Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Malta njoftuan se do ta njohin shtetin e Palestinës në shtator.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.