Bota

Australia në vend të Rusisë do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror në not në pishina të shkurtra

Qyteti australian i Melburnit do të jetë nikoqir i kompeticionit në pishinat 25 metra nga 13 deri më 18 dhjetor, pasi Kazanit rus iu hoq organizimi në mars për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës

Ekip  | 20.05.2022 - Përdıtësım : 21.05.2022
Australia në vend të Rusisë do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror në not në pishina të shkurtra

Lozanë

Australia do të jetë nikoqir i Kampionatin Botëror të Notit në pishina të shkurtra në dhjetor në vend të Rusisë, njoftoi sot Federata Botërore e Notit (FINA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Qyteti australian i Melburnit do të jetë nikoqir i kompeticionit në pishinat 25 metra nga 13 deri më 18 dhjetor, pasi Kazanit rus iu hoq organizimi në mars për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës.

“Jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj nikoqirëve tanë që vendosën të zhvillojnë këtë garë prestigjioze”, tha presidenti i FINA-s, Husein al-Musalam.

FINA njoftoi në mars se ka pezulluar të gjithë atletët rusë dhe bjellorusë nga Kampionati Botëror në sportet e ujit.

Disa ekipe kombëtare, përfshirë Gjermaninë dhe Zvicrën, kanë njoftuar se do të bojkotojnë kampionatin nëse FINA lejon notarët nga Rusia dhe Bjellorusia të konkurrojnë si atletë neutralë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın