Australi, vazhdon të rrjedhë acidi sulfurik nga treni që doli nga binarët
Sipas deklaratës së policisë në Queensland, treni me 26 vagonë, i cili doli nga binarët të dielën për shkak të shirave monsune, transportonte 819 mijë litra acid sulfurik

Melburn
MELBURN (AA) – Autoritetet australiane në shtetin Queensland kanë shprehur shqetësimin për shkak të rrjedhjes së 31 mijë e 500 litrave acid sulfurik nga treni i mallrave që po transportonte mijëra litra të materjes tepër të rrezikshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklartës së policisë në Queensland, treni me 26 vagonë, i cili doli nga binarët të dielën për shkak të shirave monsune, transportonte 819 mijë litra acid sulfurik, dhe jo 200 mijë litra, siç u njoftua fillimisht.
Kanali televiziv ABC News citon Inspektorin Trevor Kidd, i cili tha se policia është duke hetuar se si ndodhi gabimi i publikimit të sasisë të acidit. "Si do që të jetë, është e parëndësishme sasia e acidit", tha inspektori.
Policia dyshon se acidi mund të rrjedh nga një prej vagonave të dëmtuar rreth 20 kilometra në lindje të qytetit Julia Creek. "Nuk është vërejtur të rridhte acid nga ndonjë vagon tjetër", thuhet në deklaratë.