Bota, Shkencë dhe Teknologji

Australi, një perlë fosile e gjetur konfirmohet të jetë 100 milionë vjeçare

- Perla fosile, e gjetur gjatë gërmimit nën mbikëqyrjen e muzeut, u ekzaminua nga studiuesit për një periudhë kohore.

Aynur Şeyma Asan  | 19.08.2025 - Përdıtësım : 19.08.2025
Australi, një perlë fosile e gjetur konfirmohet të jetë 100 milionë vjeçare

Ankara

ANKARA (AA) - Hulumtuesit në Australi konfirmuan se një perlë fosile e gjetur në vitin 2019 është 100 milionë vjeçare, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të ABC News, në vitin 2019 një turist vullnetar në vendin e gërmimeve paleontologjike të muzeut "Kronosaurus Korner" në Richmond, Queensland, zbuloi një perlë fosile.

Perla fosile, e gjetur gjatë gërmimit nën mbikëqyrjen e muzeut, u ekzaminua nga studiuesit për një periudhë kohore.

Paleontologu Gregory Webb nga Universiteti i Queensland-it tha se pas kryerjes së ekzaminimit, përcaktuan se perla fosile e cila është 2 centimetra e gjerë dhe pak më e madhe se një saçme kushinete është afërsisht 100 milionë vjeçare.

Pas ekzaminimit, perla fosile u vendos për ekspozitë në muzeun "Kronosaurus Korner".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.