Bota

Australi, i akuzuari për sulmin në Bondi Beach paraqitet për herë të parë në gjykatë

24-vjeçari Naveed Akram shfaqet nëpërmjet një video-lidhjeje pasi dyshohet se kreu sulmin më vdekjeprurës në Australi në dhjetor të vitit të kaluar

Berk Kutay Gökmen  | 16.02.2026 - Përdıtësım : 16.02.2026
Australi, i akuzuari për sulmin në Bondi Beach paraqitet për herë të parë në gjykatë

Stamboll

Personi i akuzuar për sulm të armatosur në festën hebraike të Hanukkah në Bondi Beach në Sidnei të Australisë në dhjetor, u paraqit në gjykatë përmes një video-lidhjeje, raportoi transmetuesi lokal SBS News, transmeton Anadolu.

Naveed Akram, 24-vjeç, po fliste nga Qendra Korrektuese Goulburn, një burg me siguri maksimale në jugperëndim të Sidneit. Ai përballet me 59 akuza, përfshirë vrasje dhe vepra penale të lidhura me terrorizmin.

Akram dyshohet se ka kryer sulmin më vdekjeprurës të Australisë më 14 dhjetor 2025, kur 15 persona u vranë dhe 42 u plagosën gjatë festimeve të Hanukkah. Babai i tij, 50-vjeçari Sajid Akram, u qëllua për vdekje nga policia gjatë incidentit.

Akram mbante veshur një bluzë të gjelbër të burgut dhe ishte ulur me duart në prehër gjatë përmendjes së zakonshme në gjykatë.

Pasi foli me klientin e tij, Archibold u tha gazetarëve jashtë gjykatës se Akram po përballonte situatën aq mirë sa pritej në burgun të sigurisë maksimale të Goulburnit.

Duke pritur që të dhënat të dalin para datës së ardhshme të gjyqit më 8 prill, Archibold tha se procesi ligjor mund të zgjatet deri në vitin 2027.

"Kur të kemi të dhënat, do të kem më shumë për të thënë", u tha ai gazetarëve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın