Australi, gjendet një gjarpër me tre sy
Komisioni për Ruajtjen e Parqeve dhe Natyrës së Territorit të Veriut (NTPWC) në rrjetin social shpërndau një foto të gjarprit me tre sy i cili është e gjatë 40 centimetra

Melbourne
Në një rruge në afërsi të qytezës Humpty Doo rreth 35 kilometra larg qytetit Darwin, kryeqyteti i Territorit të Veriut në Australi, është gjetur një gjarpër me tre sy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni për Ruajtjen e Parqeve dhe Natyrës së Territorit të Veriut (NTPWC) në rrjetin social shpërndau një foto të gjarprit me tre sy i cili është e gjatë 40 centimetra.
Gjarpri me tre sy i cili është quajtur Monty Python, për një kohë të shkurtër mori mijëra pëlqime.
Përkundër vlerësimeve se gjarpri ka dy kafka u zbulua se ka vetëm një, ndërsa që të tre sytë i ka aktivë.
Zyrtarët e NTPWC thanë se kjo nuk ka ndodhur për shkak të faktorëve të mjedisit por deformimi tek zvarranikët është një situatë e zakonshme.
Më tej u njoftua se gjarpri tremujor i gjetur në mars ka përjetuar vështirësi në të ushqyerit, i cili pas një kohe ka ngordhur.
"Tërheq vëmendjen fakti se si gjarpri një kohë kaq të gjatë ka qëndruar në tokë. Kur u gjet kishte vështirësi në të ushqyerit, ngordhi javën e kaluar", tha Ray Chatto nga NTPWC.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.