Bota

Australi, falet namazi i parë i teravisë së muajit Ramazan

Qindra mijëra muslimanë që jetojnë në Australi mbushën xhamitë dhe sallat e lutjeve për të falur namazin e parë të teravisë së Ramazanit

Recep Sakar  | 18.02.2026 - Përdıtësım : 18.02.2026
Australi, falet namazi i parë i teravisë së muajit Ramazan Foto: Recep Sakar/AA

Melburn

Qindra mijëra muslimanë që jetojnë në Australi mbushën xhamitë dhe sallat e lutjeve për të falur namazin e parë të teravisë së Ramazanit, raporton Anadolu.

Muslimanët u dyndën në mbi 200 xhami dhe salla lutjesh në të gjithë vendin si dhe në vende të përkohshme, për namazin e parë të teravisë.

Në xhaminë "Meadow Heights" në Melburn, qindra muslimanë australianë me prejardhje të ndryshme etnike, përfshirë turq, e falën namazin e jacisë të ndjekur nga namazi i parë i teravisë.

Duke shprehur gëzimin e tyre për arritjen e Ramazanit, Erol Demirkaya për gazetarin e AA-së tha: "Jetoj këtu prej 41 vitesh, por sot u ndjeva ndryshe. Sidomos duke parë të rinjtë, kaq të gjallë, Allahu e rrittë numrin e tyre, inshallah".

Ndërsa një australian që është konvertuar në Islam dhe ka marrë emrin Hamza tha: "Dua që vëllezërit e mi perëndimorë të zgjedhin rrugën e duhur dhe të përjetojnë bukurinë e Islamit, veçanërisht dashurinë e vëllezërve të mi turq. Le të ofrojmë edhe ne urimet dhe lutjet tona për vëllezërit dhe motrat tona në Palestinë".

- 3.2 për qind e popullsisë së Australisë është muslimane

Sipas regjistrimit të vitit 2021 nga Byroja Australiane e Statistikave, në vend jetojnë 813.392 muslimanë. Në Australinë me një popullsi prej afërsisht 27 milionë banorësh, përqindja e muslimanëve në popullsinë totale është regjistruar si 3.2 për qind.

Në anën tjetër në Australi, e cila është ndër vendet e para që hyn në Ramazan dhe që po përjeton stinën e verës, muslimanët do të agjërojnë rreth 15 orë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın