Bota

Aurorat shumëngjyrëshe të Dritave Veriore, krijuan skena mbresëlënëse në kryeqytetin e Islandës

Banorët dhe vizitorët u mblodhën në qendër të qytetit për të parë shfaqjen e rrallë që ndriçonte errësirën

Alban Agushi  | 12.01.2026 - Përdıtësım : 12.01.2026
Aurorat shumëngjyrëshe të Dritave Veriore, krijuan skena mbresëlënëse në kryeqytetin e Islandës Foto: Lokman Vural Elibol / AA

Reykjavik

Një stuhi e fuqishme gjeomagnetike shkaktoi Drita Veriore të gjalla në të gjithë Islandën të dielën, raporton Anadolu.

Dritat vezulluese jeshile dhe vjollcë ishin të dukshme edhe nga qendra e Reykjavikut ndërsa shfaqja qiellore lëvizte nëpër qiellin e natës.

Aurorat shumëngjyrëshe u shfaqën rreth Katedrales Hallgrimskirkja, duke krijuar skena mbresëlënëse në zemër të kryeqytetit.

Banorët dhe vizitorët u mblodhën në qendër të qytetit për të parë shfaqjen e rrallë që ndriçonte errësirën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.