Aurorat shumëngjyrëshe të Dritave Veriore, krijuan skena mbresëlënëse në kryeqytetin e Islandës
Banorët dhe vizitorët u mblodhën në qendër të qytetit për të parë shfaqjen e rrallë që ndriçonte errësirën
Reykjavik
Një stuhi e fuqishme gjeomagnetike shkaktoi Drita Veriore të gjalla në të gjithë Islandën të dielën, raporton Anadolu.
Dritat vezulluese jeshile dhe vjollcë ishin të dukshme edhe nga qendra e Reykjavikut ndërsa shfaqja qiellore lëvizte nëpër qiellin e natës.
Aurorat shumëngjyrëshe u shfaqën rreth Katedrales Hallgrimskirkja, duke krijuar skena mbresëlënëse në zemër të kryeqytetit.
Banorët dhe vizitorët u mblodhën në qendër të qytetit për të parë shfaqjen e rrallë që ndriçonte errësirën.
