Bota

Asbury Park në New Jersey organizon vrapimin masiv të Babagjyshit në mbështetje të një organizate lokale

Ngjarja, që tashmë është kthyer në traditë vjetore, mblodhi një numër të madh vrapuesish dhe familjesh që mbushën rrugët bregdetare me ngjyra festive dhe atmosferë të gëzueshme

Abdulbesar Ademi  | 07.12.2025 - Përdıtësım : 07.12.2025
Asbury Park në New Jersey organizon vrapimin masiv të Babagjyshit në mbështetje të një organizate lokale Foto: Lokman Vural Elibol/AA

New Jersey

Qindra persona, të gjithë të veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, morën pjesë në Vrapimin e Babagjyshit, të mbajtur në qytetin Asbury Park në New Jersey, raporton Anadolu.

Ngjarja, që tashmë është kthyer në traditë vjetore, mblodhi një numër të madh vrapuesish dhe familjesh që mbushën rrugët bregdetare me ngjyra festive dhe atmosferë të gëzueshme.

Vrapimi organizohet për të mbështetur organizatën jofitimprurëse ‘Lunch Break’, e cila u ofron ushqim, veshje dhe aftësi jetësore anëtarëve të komunitetit që përballen me vështirësi ekonomike.

Me pjesëmarrjen e tyre, vrapuesit kontribuojnë drejtpërdrejtë në shërbimet e përditshme që kjo organizatë u ofron familjeve në nevojë në zonën e kontit Monmouth.

Ngjarja është bërë e njohur jo vetëm për natyrën e saj bamirëse, por edhe për argëtimin dhe kreativitetin që sjell. Pjesëmarrësit shpesh shfaqen me kostume të personalizuara të Babagjyshit, syze festive, kapele vezulluese dhe pajisje të tjera dekorative, duke e kthyer vrapimin në një paradë të vërtetë festash.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.