Bota

Asambleja Kombëtare e Francës: Dhuna sistematike kundër turqve ujgurë është gjenocid

Rezoluta me të cilën "dhuna sistematike" dhe "krimet kundër njerëzimit" të Kinës kundër turqve ujgurë u quajtën gjenocid u miratua me 169 vota "pro" 1 "kundër" dhe 5 të përmbajtur

Yusuf Özcan  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 21.01.2022
Asambleja Kombëtare e Francës: Dhuna sistematike kundër turqve ujgurë është gjenocid

Paris

Asambleja Kombëtare e Francës miratoi sot një rezolutë që e quan gjenocid dhunën sistematike kundër turqve ujgurë në rajonin autonom Xinjiang të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezoluta me të cilën "dhuna sistematike" dhe "krimet kundër njerëzimit" të Kinës kundër turqve ujgurë u quajtën gjenocid u miratua me 169 vota "pro" 1 "kundër" dhe 5 të përmbajtur.

Rezoluta i bën thirrje qeverisë franceze të njohë zyrtarisht dhunën kundër ujgurëve si gjenocid. Rezoluta u mbështet edhe nga përfaqësues të partisë në pushtet Republika në Lëvizje (LREM).

Provinca autonome Xinjiang është provinca më e madhe kineze me një popullsi kryesisht muslimane të përbërë nga pjesëtarë të komunitetit turk ujgur dhe kazakë etnikë.

Organizatat kineze të të drejtave të njeriut janë përpjekur prej disa kohësh të njoftojnë komunitetin ndërkombëtar lidhur me problemin e komunitetit ujgur në Xinjiang, ku miliona njerëz janë të burgosur në të ashtuquajturat "qendra të riedukimit".

Një raport i mëparshëm i organizatës Human Rights Watch (HRW) tha se shumë njerëz në Xinjiang kishin përfunduar në paraburgim në të ashtuquajturat qendra të riedukimit politik gjatë dy viteve të fundit.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për ekzistencën e këtyre qendrave dhe këtë ua ka bërë të qartë zyrtarëve kinezë në një takim të Dialogut për të Drejtat e Njeriut.

Pekini zyrtar mohon ekzistencën e qendrave të tilla në Xinjiang ndërsa Ministria e Jashtme e Kinës pretendon se këto janë qendra që përdoren ekskluzivisht për arsimin profesional.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın