Bota, Kulturë

Artistja palestineze me artin e saj tregon vuajtjet e banorëve të Gazës

Artistja palestineze, Shirin Abdulkerim, përpiqet të shpjegojë situatën e banorëve të Gazës me format që u jep objekteve të vogla dhe me vizatimet

Nour Mahd Ali Abu Aisha, Hacer Başer  | 16.08.2022 - Përdıtësım : 17.08.2022
Artistja palestineze me artin e saj tregon vuajtjet e banorëve të Gazës

Gaza

Artistja palestineze, Shirin Abdulkerim, e cila jeton në Rripin e Gazës, me veprat e saj artistike hedh dritë mbi vështirësitë që përjetojnë njerëzit në rajon, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.

Pas diplomimit në Universitetin Islamik në Gaza 3 vjet më parë, Shirin i çoi në një nivel të avancuar punimet e saj artistike, të cilat i nisi si hobi.

Duke treguar për Anadolu Agency (AA) rreth punës së saj, Shirin përpiqet të shpjegojë situatën e banorëve të Gazës me format që u jep objekteve të vogla dhe me vizatimet.

Duke thënë se me veprat simbolizon edhe historitë e vërteta, Shirin shpreh shpresën se në këtë mënyrë mund të parandalojë përsëritjen e historive të dhimbshme.

Historia e fillimit të artit

Shirin, e cila është e diplomuar për arkitekturë, tha se punën të cilën e kishte nisur si hobi nuk e kishte menduar kurrë se mund ta sillte deri në këtë nivel.

Ajo ka deklaruar se ka bërë vizatime për shkak të programit të saj në shkollë si fëmijë, por talentin e saj në këtë fushë e ka zhvilluar kur ka qenë në departamentin e arkitekturës.

Duke thënë se takoi më shumë njerëz nga afër për shkak të veprave të saj të artit, artistja palestineze theksoi se ajo i dëgjon problemet dhe ëndrrat e tyre.

Ajo shprehet se ka realizuar një sërë projektesh artistike dhe se një projekt që e ka quajtur “Sacrifice” ia ka dedikuar problemeve që përjetojnë gratë.

Shirin tregon se ka realizuar skulptura me kallëpet që ka bërë, Shirin tha se këto kallëpe i ka formësuar sipas historive të grave.

Ajo deklaroi se kishte vështirësi në marrjen e disa kimikateve të përdorura në prodhimin e mykut për shkak të bllokadës që Izraeli i vendosi Gazës.

Duke vazhduar luftën e saj për të prodhuar një substancë të ngjashme në vend që të dëgjonte këshillat e artistëve të tjerë për të hequr dorë nga substancat joekzistente, Shirin tha se ajo arriti të siguronte sasitë e duhura për prodhimin e substancës.


- "Përmes vrimës së gjilpërës"

Shirin, e cila e quajti projektin e saj të fundit artistik “Përmes vrimës së gjilpërës”, tha se në këtë projekt, ajo tregoi histori të njerëzve që mbijetuan ose u përpoqën të shpëtonin nga mërzia që ajo e quajti “Vrima e gjilpërës”.

Duke u shprehur se për projektin ka komunikuar me dhjetëra njerëz dhe është përpjekur të jetë më afër tyre, artistja palestineze theksoi se këta njerëz i shprehin problemet dhe dhimbjet e tyre përmes artit.

Shirin deklaroi se ajo hedh dritë mbi historitë e fëmijëve të cilëve u është dashur të punojnë dhe të lënë shkollën në moshë të re.

Artistja palestineze tha se ajo tregoi edhe historinë e një djali të quajtur Ahmed, i cili u desh të shiste ëmbëlsira në Gaza për shkak të vështirësive ekonomike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın