Bota

Artisti senegalez organizon performancë në plazh në solidaritet me Palestinën

- Duke folur për Anadolu, Gueye tha se Senegali gjithmonë ka qëndruar me Palestinën dhe se donte të tërhiqte vëmendjen ndaj vuajtjeve të palestinezëve, veçanërisht fëmijëve në Gaza.

Ajdin Aliji  | 11.08.2025 - Përdıtësım : 12.08.2025
Artisti senegalez organizon performancë në plazh në solidaritet me Palestinën Foto: Cem Özdel / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Artisti performues, Thierno Gueye bëri një performancë në solidaritet me Gazën përgjatë plazhit Yoff të Dakarit, raporton Anadolu.

Eventi filloi me një ritual tradicional "Ndeup" të grupit etnik Lebu, që synonte të shëronte sëmundjet shpirtërore ose psikologjike. Gueye e kreu ritualin në rërë duke kënduar vajtime në gjuhën Wolof dhe pastaj me kalin e tij kalëroi përgjatë vijës bregdetare duke mbajtur flamurin palestinez.

Duke folur për Anadolu, Gueye tha se Senegali gjithmonë ka qëndruar me Palestinën dhe se donte të tërhiqte vëmendjen ndaj vuajtjeve të palestinezëve, veçanërisht fëmijëve në Gaza.

Senegali ka mbështetur Palestinën që nga vitet 1960 dhe ka shërbyer si kryesuese e Komitetit të OKB-së për Ushtrimin e të Drejtave të Patjetërsueshme të Popullit Palestinez që nga viti 1975.

Vendi ishte ndër shtetet e para afrikane që priti një mision diplomatik palestinez dhe është konsideruar prej kohësh një nga aleatët më të ngushtë të Palestinës në kontinent.

Performanca vjen në një kohë kur Izraeli po përballet me dënime në rritje për luftën e tij gjenocidale në Gaza, ku ka vrarë më shumë se 61.400 palestinezë që nga tetori i vitit 2023.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın