Bota

Artisti palestinez Taha Abu Ghali shkatërron pikturat e tij për të ushqyer familjen që po vuan nga uria

Abu Ghali përdor kornizat prej druri të pikturave të tij, disa prej të cilave janë 10 deri në 20-vjeçare, si lëndë djegëse për të përmbushur nevojat themelore të familjes së tij

Dzihat Aliju  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 19.08.2025
Artisti palestinez Taha Abu Ghali shkatërron pikturat e tij për të ushqyer familjen që po vuan nga uria Foto: Hani Alshaer/AA

Shkup

Piktori palestinez Taha Abu Ghali, i cili jeton në zonën Al-Mawasi të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, i cili është nën sulmet dhe bllokadën izraelite, detyrohet të shkatërrojë pikturat që ka krijuar gjatë viteve, në mënyrë që të jetë në gjendje të ushqejë familjen e tij, raporton Anadolu.

Për shkak të bllokadës ndaj Gazës, në rajon nuk kanë mundur të hyjnë bombolat e gazit dhe karburanti për një kohë të gjatë.

Prandaj, Abu Ghali përdor kornizat prej druri të pikturave të tij, disa prej të cilave janë 10 deri në 20-vjeçare, si lëndë djegëse për të përmbushur nevojat themelore të familjes së tij.

Abu Ghali po lufton për të mbijetuar në një tendë të improvizuar me gruan dhe pesë fëmijët e tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın