Artisti francez transformon çarjet e rrugëve në Ankara me mozaikë shumëngjyrësh
- Ememem, i cili ka ekspozuar veprat e tij në shumë vende si Irlanda, Norvegjia, Gjermania, Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka lënë gjurmë edhe në Turqi.

Ankara
TIRANË (AA) - Artisti i rrugës Ememem i cili jeton në Lyon të Francës, realizoi një projekt në rrugët e kryeqytetit turk, Ankara, duke zbukuruar rrugët me mozaikë shumëngjyrësh, raporton Anadolu.
Ememem ka dalë në rrugë në vitin 2016 me një projekt të jashtëzakonshëm të quajtur "Arti i Shërimit të Çarjeve", një temë për të cilën ai është interesuar për më shumë se 20 vjet, duke i "shëruar" çarjet nëpër rrugë përmes artit të mozaikut.
Artisti, veprat e tij të para i filloi duke dekoruar çarjet në trotuarin përpara studios së tij në Lyon me mozaikë dhe këtë qasje unike artistike e ka çuar gradualisht në një nivel ndërkombëtar.
Ememem, i cili ka ekspozuar veprat e tij në shumë vende si Irlanda, Norvegjia, Gjermania, Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka lënë gjurmë edhe në Turqi.
Artisti transformoi çarjet në trotuaret e rrugëve dhe bulevardeve të ndryshme në Ankara me mozaikë shumëngjyrësh dhe gjeometrikë, duke i shtuar një pamje estetike mjedisit.