Bota

Artisti algjerian në Paris me furçën e tij ringjall fytyrat e humbura të Gazës në portrete

- Abina tha se i kishte pikturuar këto portrete në mënyrë që fëmijët e vrarë në gjenocidin e Gazës të mos harrohen dhe që të paktën një imazh i tyre të mbetej

Abdulbesar Ademi  | 23.07.2025 - Përdıtësım : 02.08.2025
Artisti algjerian në Paris me furçën e tij ringjall fytyrat e humbura të Gazës në portrete Foto: Esra Taşkın / AA

Shkup

PARIS (AA) - Piktori dhe artisti algjerian, Aboulhak Abina, vizaton fytyrat e palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, me qëllimin për t’i bërë ato të dukshme për botën.

Artisti iu bashkua një demonstrate në Paris më 5 korrik duke bërë thirrje për t'i dhënë fund gjenocidit në Gaza. Gjatë gjithë protestës, ai mbante dy portrete, njëri që përshkruante sulmin e Izraelit në Gaza dhe tjetri i vajzës 6-vjeçare palestineze Hind Rajab, e cila u vra nga forcat izraelite më 29 janar të vitit 2024.

Duke folur për Anadolu, Abina tha se i kishte pikturuar këto portrete në mënyrë që fëmijët e vrarë në gjenocidin e Gazës të mos harrohen dhe që të paktën një imazh i tyre të mbetej.

Ai tregoi se i është përkushtuar kauzës palestineze që nga mosha 13-vjeç dhe kritikoi mënyrën se si media i portretizon izraelitët dhe palestinezët në terma krejtësisht të ndryshëm.

"Derisa izraelitët paraqiten si njerëz që shijojnë vaktet, shkojnë në kinema dhe duan qytetërimet e mëdha, palestinezët, toka e të cilëve është vjedhur, portretizohen si barbarë”, tha ai.

Në përgjigje të këtij rrëfimi, Abina vendosi të krijojë këto vepra arti.

"Doja të bëja këto vepra për të thënë se Palestina ekziston dhe pavarësisht nëse u pëlqen apo jo, ajo do të vazhdojë të ekzistojë”, theksoi ai.

Abina akuzoi qeverinë franceze, presidentin Emmanuel Macron dhe qeveri të ndryshme të huaja dhe media se janë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi në gjenocidin në Gaza.

"Ajo që po ndodh është një gjenocid. Dhe pjesa më e keqe është se kaq shumë shtete po bashkëpunojnë", tha ai.

Më tej, Abina njoftoi se po punon me një kolektiv artistësh për të organizuar një ekspozitë që do të përfshinte portrete të burrave dhe grave të vrarë në Gaza.

Abina gjithashtu pikturoi një portret të Hind Rajabit.

"Vrasësit gjenocidialë vranë këtë fëmijë", tha ai.

Duke theksuar se momenti i vdekjes së Rajabit ishte regjistruar, ai tha: "Doja t'i përfaqësoja ato momente përmes artit, sepse kjo vajzë e vogël përfaqëson të gjithë fëmijët palestinezë që kanë vdekur dhe emrat dhe fytyrat e të cilëve nuk shfaqen kurrë në mediat evropiane".

Duke iu referuar evropianëve, Abina tha: "Ata kanë çështje të pazgjidhura për atë që u bënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe palestinezët nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me ato mizori".

Ai theksoi se njerëzit me ndërgjegje nuk mund të lejojnë që gjenocidi në Gaza të vazhdojë dhe se çdo mjet i disponueshëm, arti, kinemaja apo letërsia, duhet të përdoret për t'i bërë fytyrat e viktimave të dukshme.

Abina, i cili tha se donte t'i bënte njerëzit të reflektonin me pikturat e tij që përshkruanin sulmet e Izraelit në Gaza, shpjegoi se në njërën nga veprat që vizatoi, ai përfshiu figura të ndryshme si një mjek nga Gaza, një gazetar dhe një nënë që mbante fëmijën e saj në krahë.

Ai përfshiu gjithashtu simbole të fuqishme si personazhi vizatimor Handala, "çelësi i kthimit" që simbolizon të drejtën e palestinezëve për t'u kthyer në atdheun e tyre, një degë ulliri që përfaqëson paqen dhe një fletore shkolle që simbolizon "pafajësinë e vrarë në Gaza".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.