Arrestohet ish-kryeministri pakistanez Khan pasi u dënua me 3 vjet burg për korrupsion
Khan u arrestua sot në rezidencën e tij në Lahore pasi u dënua për korrupsion

Istanbul
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan u dënua sot me 3 vjet burg për "veprime korruptive", njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.
Khan u arrestua në rezidencën e tij në Lahore pasi u dënua për korrupsion.
Dënimi me burg për rastin "Toshakhan" është shpallur nga gjykata e shkallës së parë në kryeqytetin Islamabad, shkruan portali "Dawn".
Khan u akuzua në çështjen "Toshakhan" të paraqitur nga Komisioni Zgjedhor i vendit në maj. Avokatët e tij bojkotuan seancën pasi gjykatësi refuzoi të shtyjë aktakuzën e tij në gjyq.
Toshakhan është departamenti qeveritar që ruan dhuratat e marra nga anëtarët e Parlamentit, ministrat, ministrat e jashtëm, presidentët dhe kryeministrat.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.