Bota, KUDSI - VIJA E KUQE E MUSLIMANËVE

"Armët e rezistencës palestineze nuk mund të jenë temë e bisedimeve"

"Armët e rezistencës palestineze nuk mund të jenë temë e ndonjë plani ose e bisedimeve për zgjidhje", tha lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh

Hacer Başer,Gülşen Topçu   | 06.02.2020
"Armët e rezistencës palestineze nuk mund të jenë temë e bisedimeve"

Gaza

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka deklaruar se armët që posedon rezistenca palestineze nuk mund të bëhen temë e bisedimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në faqen e internetit të Hamasit, Haniyeh ka thënë se i ashtuquajturi "Plani i paqes" i emëruar si "Marrëveshja e Shekullit" nga presidenti amerikan, Donald Trump, "reflekton pikëpamjen e Izraelit dhe eliminon të drejtat themelore të popullit palestinez".

Haniyeh tha se plani në fjalë bart qëllimin për të shpëtuar nga humbja në zgjedhjet e ardhshme kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin Trump. Ai theksoi se ata që miratojnë marrëveshjen do të paguajnë kosto të rëndë që Izraeli nuk do të ketë fuqi të mposhtë palestinezët dhe se Izraeli nuk është strehë për askënd.

"Armët e rezistencës palestineze nuk mund të jenë temë e ndonjë plani ose e bisedimeve për zgjidhje", tha Haniyeh, i cili ka theksuar se do të vazhdojnë strategjinë e tyre për formimin e forcës për të shpëtuar të gjitha territoret e atdheut përfshirë Bregun Perëndimor dhe Kudsin.

Haniyeh tha se plani në fjalë në vend që t'i japë fund konfliktit po fillon një periudhë të re. Sipas tij, Hamasi dëshiron t'i japë fund persekutimit historik që po përjeton populli palestinez.

Tema për çarmatimin e plotë të Gazës është në mesin e neneve në planin e njëanshëm të paqes të cilin presidenti amerikan e prezantoi më 28 janar me kryeministrin izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın