Bota

Arkitektura osmane e mëshirës, "shatërvanet e zogjve" zbukurojnë xhamitë për shekuj me radhë

Një prej shembujve me praninë e shatërvanëve të zogjve është xhamia Valide-i Cedid në rajonin Üsküdar të Istanbulit

Alban Agushi  | 09.05.2025 - Përdıtësım : 09.05.2025
Arkitektura osmane e mëshirës, "shatërvanet e zogjve" zbukurojnë xhamitë për shekuj me radhë Foto: Bünyamin Çelik / AA

Ankara

Shatërvanët dhe tasat e zogjve, një nga shembujt më elegantë të arkitekturës së dashurisë dhe mëshirës për kafshët në qytetërimin osman, kanë ekzistuar në struktura të ndryshme, veçanërisht në xhami, hane, komplekse për shekuj me radhë, raporton Anadolu.

Qytetërimi osman, i njohur gjatë gjithë historisë për ndjeshmërinë ndaj kafshëve, respektin për zogjtë e ka pasqyruar edhe në veprat arkitekturore të periudhës.

Përveç shtëpizave të zogjve të ndërtuara për strehim në struktura të tilla si xhami, varre, komplekse, foltore, hane dhe shatërvanë, me qëllimin për të përmbushur nevojat e tyre për ujë u ndërtuan edhe shatërvanë zogjsh, ku puna me gurë takohet me finesën.

Secila prej strukturave të përshkruara si "arkitektura e mëshirës osmane" konsiderohet element i trashëgimisë kulturore që dokumenton perspektivën e periudhës mbi natyrën dhe kafshët.

Një prej shembujve me praninë e shatërvanëve të zogjve është xhamia Valide-i Cedid në rajonin Üsküdar të Istanbulit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.