Bota

Argjentinë, policia sekuestron të dhënat mjekësore lidhur me vdekjen e Maradonës

Policia kreu bastisje në një klinikë në Buenos Aires ku sekuestroi të dhënat mjekësore lidhur me vdekjen e futbollistit legjendar, Diego Armando Maradona

Alban Agushi  | 07.05.2025 - Përdıtësım : 07.05.2025
Argjentinë, policia sekuestron të dhënat mjekësore lidhur me vdekjen e Maradonës Foto: Luciano Gonzalez / AA

Ankara

Policia kreu bastisje në një klinikë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires ku sekuestroi të dhënat mjekësore lidhur me vdekjen e futbollistit legjendar, Diego Armando Maradona, raporton Anadolu.

Të dhënat mjekësore të Maradonës u sekuestruan në një operacion të kryer nga Njësia për Krime Komplekse e Policisë Shtetërore të Buenos Airesit, ndaj klinikës "Olivos" në Buenos Aires si pjesë e hetimit për vdekjen e Maradonës.

Hetimi i cili thellua pas dyshimeve për mungesën e dokumenteve lidhur me ndërhyrjet mjekësore të aplikuara para vdekjes ndaj Maradonës gjatë qëndrimit të tij në klinikë midis 11-13 nëntorit 2020, u përqendrua në neglizhencën e stafit mjekësor që punonte në klinikë.

Ky hap u ndërmor pas deklaratës së drejtorit të klinikës, Pablo Dimitroff.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.