Argjentinë, 20 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë agrokimike
Shumë ekipe zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje, ndërkohë autoritetet njoftuan se zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ende nuk është nën kontroll dhe flakët arritën mbi 20 metra lartësi
Bogota
Sipas informacioneve të para, 20 persona janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi në zonën industriale në qytetin Ezeiza në Argjentinë, transmeton Anadolu.
Mediat lokale raportojnë se një seri shpërthimesh, shkaku i të cilëve ende mbetet i paqartë, ndodhi në zonën industriale Carlos Spegazzini të qytetit, përkatësisht në një fabrikë agrokimike.
Shumë ekipe zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje, ndërkohë autoritetet njoftuan se zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ende nuk është nën kontroll dhe flakët arritën mbi 20 metra lartësi.
Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në një depo të një kompanie të kimikateve bujqësore.
Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë se flakët përhapeshin me shpejtësi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
