Bota

Arabia Saudite rrëzon një raketë të shkrepur nga Jemeni

Një raketë balistike e shkrepur nga pozicionet e rebelëve Huthi në Jemen është shkatërruar nga sistemi anti-ajror i Arabisë Saudite

Ahmed al-Masri, Zeynep Tüfekçi  | 25.05.2018 - Përdıtësım : 25.05.2018
Arabia Saudite rrëzon një raketë të shkrepur nga Jemeni

Rijad

RIJAD (AA) - Mbrojtja kundërajrore e Arabisë Saudite ka interceptuar një raketë, të shkrepur nga rebelët Huthi në Najran të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se një raketë balistike e shkrepur nga pozicionet e rebelëve të lëvizjes shiite Huthi në Jemen është shkatërruar nga sistemi anti-ajror.

Konfliktet në Jemen u ashpërsuan edhe më tej në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan sulmet ajrore mbi pozicionet e kryengritësve dhe që atëherë Huthit kanë shkrepur 14 raketa.

Jemeni është skenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014.

Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.