Bota

"Arabia Saudite nuk kërkon kujdestari për Kudsin"

"Me sa di dhe shoh, Arabia Saudite nuk ka asnjë qëllim të jetë kujdestar i Kudsit", tha ish-shefi i Inteligjencës së Arabisë Saudite, Al-Faisal

Gülşen Topçu  | 09.04.2021 - Përdıtësım : 09.04.2021
"Arabia Saudite nuk kërkon kujdestari për Kudsin"

Stamboll

Ish-kreu i inteligjencës së Arabisë Saudite, Princi Turki al-Faisal mohoi pretendimet se vendi i tij po kërkon kujdestarinë mbi Kudsin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Al-Faisal për kanalin televiziv "Russia Today" dha deklarata në lidhje me ngjarjet në Jordani, pretendimet e kujdestarisë mbi Kudsin, marrëdhëniet me Turqinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Ai tha se ka shumë vende të shenjta në Arabinë Saudite që janë një burim krenarie jo vetëm për muslimanët, por edhe për vetë qytetarët e tyre. "Me sa di dhe shoh, Arabia Saudite nuk ka asnjë qëllim të jetë kujdestar i Kudsit", tha Al-Faisal.

Ish-shefi i inteligjencës i pyetur në lidhje me zhvillimet pozitive në marrëdhëniet Turqi-Arabi Saudite-Egjipt tha:

"Arabia Saudite është përpjekur të afrohet jo vetëm me vendet fqinje, por me të gjitha vendet e botës. Turqia është një fqinj i yni. Sa i përket përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, Arabia Saudite gjithmonë mirëpret marrëdhëniet që nuk ndërhyjnë në punët e brendshme. Këtë e duam nga të gjitha vendet në botë jo vetëm nga Turqia".

Al-Faisal gjithashtu foli për vendimin për të hapur një hetim kundër ish-Princit të Kurorës Hamza bin Hussein dhe disa individëve të rangut të lartë në Jordani. Ai deklaroi se kjo është një çështje e brendshme dhe se Arabia Saudite është një nga vendet e para që shpalli mbështetjen e saj për Mbretin Abdullah II dhe administratën Hashemite në këto ngjarje.

Për çështjen e normalizimit me Izraelin, Al-Faisal theksoi se Arabia Saudite nuk hoqi dorë nga qëndrimi i saj bazuar në "përfundimin e okupimit në territoret palestineze dhe krijimin e shtetit palestinez" dhe gjithmonë e ka përsëritur këtë.

Jordania është pranuar si vendi përgjegjës për çështjet fetare në Kuds nën Traktatin e Wadi Araba të nënshkruar me Izraelin në vitin 1994. Përsëri në vitin 2013, sipas traktatit të nënshkruar midis Mbretit të Jordanisë Abdullah dhe presidentit palestinez Mahmoud Abbas, Jordania ka të drejtë të mbrojë Kudsin dhe vendet e tij të shenjta dhe të kujdestarisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın