Bota

Arabia Saudite nga muaji gusht do të pranojë turistë

"Ministria e Turizmit, vendosi që duke filluar nga fillimi i muajit gusht të vitit 2021, t'i hapë dyert e mbretërisë për turistët dhe liberalizimi e hyrjeve për mbajtësit e vizave turistike"

Çağrı Koşak  | 30.07.2021 - Përdıtësım : 31.07.2021
Arabia Saudite nga muaji gusht do të pranojë turistë

Stamboll

Arabia Saudite ka njoftuar se duke filluar nga muaji gusht do të lejojë hyrjen e personave me viza turistike në vend, pas një pauze një e gjysmë vjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e agjencisë zyrtaret të Arabisë Saudite (SPA) thuhet se "Ministria e Turizmit, vendosi që duke filluar nga fillimi i muajit gusht të vitit 2021, t'i hapë dyert e mbretërisë për turistët dhe liberalizimi e hyrjeve për mbajtësit e vizave turistike".

Në lajm thuhet se mbajtësit e vizave turistike mund të hyjnë në vend pa karantinë të detyruar, me kusht që të jenë të vaksinuar kundër COVID-19, të tregojnë një certifikatë zyrtare të vaksinimit ose të kenë një test PCR.

Arabia Saudite ndalesën për turistët e filloi në shtator të vitit 2020 në kuadër të masave kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın