Arabia Saudite intercepton 51 dronë në Provincën Lindore
Arabia Saudite është përball me një valë të sulmesh ajrore gjatë natës.
Stamboll
Ministria e Mbrojtjes e Arabia Saudite tha sot se ka interceptuar dhe shkatërruar 51 dronë në Provincën Lindore të mbretërisë, ndërsa vendi u përball me një valë të sulmesh ajrore gjatë natës, transmeton Anadolu.
Ministria nuk e specifikoi burimin e dronëve, por vendi më herët ka dënuar sulmet e Iranit që synojnë vendet arabe si pjesë e kundërpërgjigjes së Teheranit ndaj luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.
Sulmet ndodhën mes përshkallëzimit më të gjerë rajonal që nga koha kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë rreth 1.300 persona, përfshirë edhe ish-Udhëheqësin Suprem Ali Hamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me raketa dhe dronë që kanë shënjestruar Izraelin dhe asetet dhe interesat amerikane nëpër vendet arabe. Disa nga këto sulme kanë shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturën civile, duke nxitur dënime nga vendet e goditura.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
