Bota

Anulohen disa fluturime për shkak të shiut të dendur në Emiratet e Bashkuara Arabe

Raportohet se reshjet e dendura të shiut kanë ndikuar negativisht jetën në rajone të ndryshme, veçanërisht në kryeqytetin Abu Dhabi dhe qytetin e Dubait

Zeynep Hilal Karyağdı Duran  | 16.04.2024 - Përdıtësım : 24.04.2024
Anulohen disa fluturime për shkak të shiut të dendur në Emiratet e Bashkuara Arabe

Istanbul

Disa fluturime u anuluan për shkak të shirave të dendur që ndikuan negativisht jetën në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të EBA-s, WAM, reshjet e dendura të shiut kanë ndikuar negativisht jetën në rajone të ndryshme, veçanërisht në kryeqytetin Abu Dhabi dhe qytetin e Dubait.

Përderisa Fly Dubai, një nga kompanitë ajrore të EBA, anuloi disa nga fluturimet e saj për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, shumë fluturime gjithashtu u shtynë.

Nga ana tjetër, Federata e Futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe bëri të ditur se të gjitha ndeshjet vendore të futbollit që do të mbahen sot janë shtyrë dhe data e re e ndeshjeve do të përcaktohet më vonë.

Mësohet se policia dhe administratat vendore në vend janë në gatishmëri dhe reshjet do të vijojnë deri në mesditën e së martës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın