Bota

Anijet mblidhen në portin Bizerte të Tunizisë për t'u bashkuar me Flotiljen Globale Sumud

Deri mbrëmë, 23 anije që përbëjnë segmentin e Magrebit të Flotiljes Globale Sumud mbërritën në Bizerte, ku do të mblidhen me anijet tjera spanjolle

Abdulbesar Ademi  | 13.09.2025 - Përdıtësım : 13.09.2025
Anijet mblidhen në portin Bizerte të Tunizisë për t'u bashkuar me Flotiljen Globale Sumud Foto: Mohamed Mdalla/AA

Bizerte

Anijet janë mbledhur në portin Bizerte të Tunizisë si pjesë e përgatitjeve për një udhëtim të përbashkët në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Të gjitha anijet që mbërrijnë nga Spanja tashmë kanë arritur në Bizerte për t'u bashkuar me Flotiljen Globale Sumud.

Deri mbrëmë, 23 anije që përbëjnë segmentin e Magrebit të Flotiljes Globale Sumud mbërritën në Bizerte, ku do të mblidhen me anijet tjera spanjolle.

Sipas organizatorëve, sapo të mblidhen të gjitha anijet, pritet që sot të nisen drejt Gazës.

Organizatorët njoftuan se anijet nga Italia dhe Greqia pritet të bashkohen me flotiljen, duke zgjeruar më tej flotën para kalimit të Mesdheut.

Flotilja Globale Sumud përfshin të paktën 40 anije që transportojnë midis 500 dhe 700 aktivistë nga më shumë se 40 vende.

Karvani i anijeve është më i madhi i këtij lloji deri më sot, pasi përpjekjet e mëparshme përfshinin anije të vetme që Izraeli i ka ndaluar në det.

Organizatorët thanë se qëllimi është të sfidohet bllokada dhe të ofrohet ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza, ku kushtet e urisë janë përhapur për shkak të bllokadës disamujore të ndihmës nga Izraeli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.