Anijet izraelite i afrohen flotiljes "Sumud" për të vendosur bllokadë detare, thonë organizatorët
Mbi 20 anije izraelite janë afër Flotiljes Globale Sumud, tha Komiteti Ndërkombëtar për Thyerjen e Rrethimit të Gazës.

Stamboll
Më shumë se 20 anije izraelite janë parë duke iu afruar flotiljes ndërkombëtare humanitare “Sumud” që po shkon në Rripin e Gazës, tha Komiteti Ndërkombëtar për Thyerjen e Rrethimit të Gazës, transmeton Anadolu.
Një zëdhënës i Flotiljes Globale “Sumud” tha se anijet izraelite po lëvizin për të vendosur bllokadë detare ndaj konvojit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.